Showtime

Reagon Egla pasi iu njoftua se do të paditet penalisht: Mirë se te vij gjykata

03/19/2024 22:13
nga:G C

Moderatori i emisionit investigativ “Stop” ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania 3. Ai ishte shprehur se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë në jetën e tij aktoren Egla Ceno.

Aktorja pak ditë më parë, gjatë një rrëfimi me banorët hodhi akuza se Saimir Kodra e kishte ngacmuar seksualisht.

Sonte në prime, është shfaqur deklarata e Kodrës, bashkë me të gjitha lajmet për Eglën dhe deklaratat e saj.

“Unë marr përgjegjësi me fjalët qe nxjerr nga goja, dhe mirë se te vij gjykata, unë nuk kam prova, sepse ka ndodhur para 25 vite dhe nuk kam ndonjë regjistër, por mund te bej një gjë tjetër, që do ta mendoj para se ta them”, tha Egla.