Pas rastit tronditës ku një 11 vjeçare u dhunua nga 5 persona, ka reaguar edhe njëherë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka shkruar se sipas statistikace më shumë ka parashkrime të këtyre lëndëve sesa dënim me burgim.
“Situata nuk mund të ndryshojë nëse zyrtarët përgjegjës nuk e marrin ndëshkimin për mosveprim e neglizhencë dhe nëse këto raste nuk trajtohen me prioritet”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Lidhur me dhunimet seksuale, sipas statistikave më shumë ka parashkrime të këtyre lëndëve sesa dënim me burgim.
Situata nuk mund të ndryshojë nëse zyrtarët përgjegjës nuk e marrin ndëshkimin për mosveprim e neglizhencë dhe nëse këto raste nuk trajtohen me prioritet.
Kushëdo që nuk e kryen detyrën, duhet të largohet nga detyra dhe pikë. Nuk kemi fëmijë, vajza dhe gra për t’u dhunuar dhe as për t’u vrarë!
*Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve konsiderohen më të lartat në rajon!


