Sporti

Reagon drejtori i kombëtares zvicerane: Në ekip duam veç lojtarë që identifikohen 100% me Zvicrën

08/26/2025 10:11
nga:Lorik J

Leon Avdullahu ka vendosur të luajë për Kosovën në të ardhmen, duke refuzuar kështu Zvicrës.

Drejtori i ekipit kombëtar, Pierluigi Tami, ka komentuar vendimin e lojtarit të Hoffenheimit dhe flet hapur për zgjedhjen e tij për Kosovën, shkruan GazetaBlic Sport.

“Leoni na ka informuar për vendimin e tij. Jemi të zhgënjyer që ai tani dëshiron të ndjekë një rrugë tjetër”, ka thënë Tami për mediat zvicerane.

“Por gjithashtu e bëj të qartë se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen njëqind për qind me vendin dhe ekipin tonë kombëtar.”

Më 5 shtator, Avdullahu mund të debutojë për Kosovën kundër Zvicrës.

/GazetaBlic Sport