Lajme

Reagon Berlini: Lajm i mirë marrëveshja, faleminderit Lajçakut dhe Escobarit për koordinimin

08/27/2022 19:39
nga:Genita C

Emisari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka përshëndetur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që parasheh njohjen e dokumenteve të identifikimit të shtetasve të dy shteteve respektive.

Sarrazin, me anë të një postimi në ‘Twitter’, e ka cilësuar marrëveshjen si një lajm të mirë.

“Faleminderit Miroslav Lajçak. Si dhe Escobar për mbështetjen dhe koordinimin. Lajm i mirë!”, ka shkruar emisari gjerman.

Menjëherë pas kësaj marrëveshje, ndërkombëtarët kanë pasur pritshmëri që Kosova dhe Serbia të gjejnë një ujdi edhe për çështjen e targave.