Sporti

Reagon babai i Olt Hysenit: Deklarata e Oltit është keqinterpretuar

03/28/2024 19:36
nga:E K

Deklarata e futbollistit, Olti Hyseni mori bujën në mediat kosovare.

Hyseni sot deklaroi se ndihet danez dhe se nuk ka interesim të luaj për Kosovën, shkruan GazetaBlic Sport.

Babai i tij, Flamur Hyseni ka dalur me një reagim duke thënë se mediat kanë keqinterpretuar deklaratën e djalit të tij.

“Deklarata e Oltit është keqinterpretuar. Ai thotë se nuk e ka marrë në konsideratë të luaj për Kosovën, sepse s’ka pasur as interesimin më të vogël nga Kombëtarja e Kosovës për asnjë grupmoshë, madje deri sot, me këtë intervistë, që është 80% keqinterpretim i asaj çka ka thënë Olti dhe si ndjehet. Pak kush nga Kosova, përveç rrethit familjar, ka pasur njohuri për të dhe talentin e tij, duke mos përjashtuar Shqipërinë, të cilët në vazhdimësi janë në kontakt të ngushtë dhe në përcjellje të tij“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/