Ted Dimvula, avokati i Rafael Leao, ka reaguar pas lajmeve të fundit për probleme në negociata për kontratën e re me Milanin.
Sipas Dimvula, reprezentuesi portugez dëshiron të rinovojë dhe të vazhdojë një lidhje që ka nisur në vitin 2019, përcjell GazetaBlic Sport.
“Shtypi italian ka përhapur shumë informacione të rreme për këtë temë, me qëllim që të prishin marrëdhëniet e përzemërta që kemi me Milanin. Ne jemi duke punuar në rinovimin dhe po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje që kënaq të gjitha palët. Prioriteti i lojtarit nuk ka ndryshuar dhe ai dëshiron të vazhdojë të rritet dhe të zhvillohet si lojtar te Milani. Ai e do klubin dhe qytetin dhe ne mohojmë kategorikisht që kërkojmë uljen e klauzolës së përfundimit për të lehtësuar një largim në verë”, thuhet në shënimin e publikuar nga gazetari Fabrizio Romano.
EXCLUSIVE — Rafa Leão’s laywer Ted Dimvula tells me: “There are many fake informations on Leão. We are working together to find a satisfactory solution on the new contract”. ??⚫️
“Leão’s priority has not changed: he wants to stay at AC Milan”.
Full exclusive statement ⤵️ pic.twitter.com/Q0jOdIIHCm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2023
/GazetaBlic Sport/


