Sporti

Reagon ashpër Trepça ’89: I gjithë kampionati ka qenë i kurdisur!

05/28/2021 21:31
nga:Mergim Rreci

Klubi Futbollistik “Trepça ’89” përmes një publikimi në faqen zyrtare ka reaguar pas ndeshjes së humbur të barazhit ndaj Dukagjinit.

Sipas ‘minatorëve’ e gjithë kjo ndeshje, por edhe i gjithë kampionati ishte një skenar dhe drejtojnë gishtin nga strukturat drejtuese të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Madje, po në këtë publikim, mitrovicasit akuzojnë ashpër kryetarin e FFK-së, për të cilin thojnë se është i akuzuar për haraq (marrje të parave me fajde).