Lajme

Reagon ambasadori italian: Përgjegjësit për vrasjen e policit duhet të sillen para drejtësisë

09/24/2023 12:11
nga:G C

Për vrasjen e policit në veri të vendit, ka reaguar edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili i dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

De Riu tha se përgjegjësit e këtyre sulmeve duhet të sillen para drejtësisë.

“Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes duhet të sillen para drejtësisë. Shpreh ngushëllimet më të thella për të dashurit e policit të ndjerë”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.