Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar në lidhje me koalicionin i cili është arritur mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë.
Ahmeti përmes një postimi në Twitter ka thënë se me këtë marrëveshje është shkelur edhe një vijë e kuqe, por që shton se ky koalicion është një përparim në politikë.
“Edhe një vijë e kuqe u shkel. Pa keqkuptime mendoj se koalicioni VV-PDK është përparim në politikë. Ama ka qenë kufi i trashë për tu kaluar”, shkroi Ahmeti.
Edhe një vijë e kuqe u shkel. Pa keqkuptime mendoj se koalicioni VV-PDK është përparim në politikë. Ama ka qenë kufi i trashë për tu kaluar!
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) January 6, 2022