Lajme

Reagon AGK pas intervistimit të drejtorit të Insajderit: I papranueshëm, të fillohet procedurë disiplinore ndaj Policëve dhe Prokurorëve

04/17/2021 14:56
nga:Y I

Pas intervistimit të Drejtorit të Gazetës Insajderi nga Policia, ka ardhur reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

AGK në reagimin e saj thekson se është tërësisht i papranueshëm intervistimi i Ollurit në lidhje me qëllim zbulimin e burimit të tyre të indformacionit.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, që mbrëmë është duke i përcjellë me shqetësim ngjarjet e zhvilluara pas publikimeve të Gazetës Insajderi.
Për AGK-në është tërësisht i papranueshëm intervistimi i Parim Ollurit, Drejtor i Gazetës Insajderi me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi që kjo në thelb është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve.

AGK-ja u bën thirrje organeve kompetente që të fillojnë procedura disiplinore ndaj policëve dhe prokurorëve, të cilët kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, si dhe u bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevantë që të ndalin presionin dhe pengimin e ushtrimit të profesionit ndaj gazetarëve.

Njëherësh, AGK-ja inkurajon të gjithë gazetarët që të mos dorëzohen përballë pengimeve të tilla dhe të punojnë me përkushtim që ta informojnë publikun.

Drejtori i Insajderit intervistohet për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”