Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një njoftimi në facebook, reagon për sulmin e kameramanit nga gazeta online të Nacionales, Arbër Latifi, se është sulmuar fizikisht sot në afërsi të Gjakovës nga pjesëtari i sigurimit të këtij spitali.
Latifi së bashku me Gentiana Hasani, thuhet në raport se kishin shkuar në Spitalin e Gjakovës për të raportuar rreth ndërprerjes së të gjitha operacioneve që ishin bërë për arsye të temperaturave të larta.
“Sipas raportimeve të Nacionales, kolegët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjithashtu ka dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës. Njëherësh, bëhet e ditur se pjesëtari i sigurimit që e ka kryer këtë sulm është ndaluar për 48 orë”.
AGK-ja është shprehur tejet i shqetësuar për sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales, dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë me prioritet rastin. /GazetaBlic/


