Lajme

Reagon Agim Bahtiri: Për 15 sekonda do e shkarkoja Rakiqin

03/28/2022 21:49
nga:Donika Fetahu

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se po të ishte kryeministë do ta shkarkonte ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq për 15 sekonda, derisa ka thënë se kryeministri Kurti mund të ketë plane të tjera.

Bahtiri, madje ka thënë se ai do ta shkarkonte Rakiqin qysh gjatë bllokadës në Bërnjak.

“Personalisht e kisha shkarkuar pas 15 sekondave, por vendimi i Albinit, ndoshta ka plane tjera, po të isha kryeministër unë e kisha shkarkuar menjëherë. E kisha shkarkuar kur ka intervenuar policia në veri”.

Megjithatë, kur është pyetur kryeministri Albin Kurti se a do ta shkarkojë Rakiqin ishte përgjigjur se është shpërqendruese për tu marr me Rakiqin