Showtime

Reagon Adriana Matoshi ndaj banorëve të BBV mbështet Arjolën, shiko se çfarë tha

12/14/2021 19:18
nga:Donika Fetahu

Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi, disa javë më parë ka qenë prezente në Big Brother Vip si musafire, për një surprizë.

Adriana ka hyri në “Big Brother Vip” si musafire, për t’i bërë befasi mikes së saj të ngushtë, aktores Arjola Demiri.

Adriana i shkroi disa fjalë në profilin e saj në Instagram, ku e postoi një foto në InstaStory duke i cilësuar “vogëlush” disa nga banorët, dhe i del në mbështetje shoqës dhe kolegës së saj Arjolës.

“Kur të bëhen vogëlushët bashkë për me fole për Arjolën seç më kapë një e qeshur. Ua marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesin. Kënaquni edhe pak zemrat e vogla pastaj ju ftojmë të festojmë për Arjolën. Arjola është fituesja e shumë zemrave të sinqerta e njerëzve të drejtë. Juve ju doli boja me sabah”, ka shkruar aktorja nga Gjilani në InsatStory./GazetaBlic/

Ky diskurs vjen pasi në spektaklin e fundit, disa nga banorët e BBV akuzuan Arjolës se po viktimizohej për të marrë vëmendje