Sporti

Reagon Abedin Zeka: Po mundohen ta shypin zërin tim, Federata e Kosovës po vepron me kritere selektive

04/08/2021 13:02
nga:Mergim Rreci

Komisioni i Garave Disiplinor ka qenë i ashpër me disa nga akterët e lartë të skuadrave të Superligës.

Sipas këtij Komisioni, Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka është futur në procedurë disiplinore për shkak të thyerjes së kodit etik pas paraqitjes së tij në emisoinin sportiv, “Dueli Sportiv”, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo nuk është hera e parë që Zeka futet në këtë Komision.

E në lidhje me këtë gjë, në një prononcim për GazetaBlic Sport, ka reaguar ai duke e cilësuar këtë vendim shumë selektiv.

Ai tha se dikujt po i pengon zëri i tij që kërkon drejtësi për pikat e humbura të skuadrës nga Mitrovica.

“Nëse atyre ju pengon drejtësia le ta bëjnë këtë gjë vazhdimisht dhe kjo është shuarje e gojës, që unë mos me pasë të drejtë me u deklaru për manipulimet që ma bëjnë mua dhe skuadrës time. Poashtu per kërkesën që unë i kam bërë qoftë Agim Ademit, qoftë dikujt tjetër për debat nga kjo Federatë” tha fillimisht Zeka.

Më pas ai tha se ka folur me fakte për dëmtimet që u janë bërë skuadrës së tij si dhe tha se Federata po punon me kritere të dyfishta.

“E përsëris, kemi dalë me pamje filmike dhe me të gjitha ndeshjet ka fakte dhe argumente që Trepces ’89  i janë marrur 10 pikë. Kjo po ju pengon atyre, ky presion mbi zërin tim nuk është aspak i duhur. Për disa klube ka kritere të tjera, ndërsa për disa klube ka disa kritere tjera selektive” tha më pas Zeka për GazetaBlic Sport.

Poashtu në fund ai tha se duhej që Komiteti Ekzektuvi të ishte më funksional, megjithatë njerëzit që janë aty janë shumë jo profesional.

Brenda Federatës po ka favorizime, ata personalisht po më dëmtojnë mua. Unë nuk e di nga kush vjen, megjithatë Agim Ademi është “Zoti i Shtëpisë” (Kryetar i FFK-së. Janë rreth 3 milion e 300 mijë euro që merren si paga atje bazuar në auditimin e fundit. Komiteti ekzekutiv duhet të jetë profesional dhe natyrisht është një organ më i lartë se Presidenti i Federatës, megjithatë kanë mbetur vetëm disa njerëz që nuk janë të interesuar për klube, por janë aty për të marrë disa rroga dhe disa meidtje, ata nuk janë profesionistë, por kanë mbetur prej kohës së komunizimit” përfundoi Zeka.

/GazetaBlic/