Manastiri i Deçanit ka spekuluar se aksioni i simbolik i kryer nga PSD-ja në objektin e kishës ortodokse në kampusin universitar të UP’së është kryer nga studentë të inkurajuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të ciin e kanë quajtur “bashkëpunëtor të ngushtë politik të kryeministrit të Kosovës, Kurtit”.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e manastirit në ‘Twitter’, aksioni i Partisë Socialdemokrate quhet “blasfemik”, si dhe “akt vandal”, teksa bëjnë referim të pasaktë duke vënë bazën e informatës në raportimet e medieve, shkruan Gazeta Express.
“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet vandale në kishën ortodokse serbe në qendër të qytetit, në të cilën janë vendosur grafite blasfemike, u kryen nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkëpunëtor i ngushtë politik i Kryeministrit të Kosovës Kurti”, thuhet në reagimin e manastirit.
According to #Kosovo Albanian media acts of vandalism at the #Serbian #Orthodox #church in Priština downtown by painting blasphemous graffiti was done by student activists encouraged by Priština mayor Shpend Ahmeti, a close political assiciate of the Kosovo Prime Minister Kurti. pic.twitter.com/BuBKyXsEof
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) June 11, 2021


