Lajme

Reagojnë nga AAK-ja: Ideja që blerja e vaksinave të nevojshme të klasifikohet si sekret, është krim kundër shëndetit qytetar

04/17/2021 13:11
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të diskutohet çështja e vaksinave pas ngjarjeve të mbrëmshme, ku ministri Vitia në një konferencë për media mohoi hulumtimin e portalit “Insajderi”, ani pse sot prokuoria ka filluar hetimet pikërisht për këtë çështje.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe shtabi zgjedhor i AAK-së në Prishtinë, i cili idenë që blerja e vaksinave të nevojshme të klasifilohet si sekret, është hiç më pak se krim kundër shëndetit qytetar, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Ideja që blerja e vaksinave të nevojshme të klasifikohet si sekret, është hiç më pak se krim kundër shëndetit qytetar, edhe ashtu të rënduar.

Në anën tjetër, sulmi mbi media është sulm kundër fjalës së lirë, që tashmë po sulmohet direkt nga pushteti aktual.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen se si po menaxhohet me taksat e tyre, e aq më tepër rreth blerjes së vaksinës.

Tash e dy javë Kosova u mbyll me një vendim qesharak, ku po kjo elitë e pushtetarëve, vërshoi drejt Adriatikut.

Veturat zyrtare e zyrtarë të lartë të shtetit, në krye me kryeministrin Kurti, në vlugun e pandemisë bënin turizëm në Shqipëri.

Kjo është më tepër se krim!

Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Prishtinë i përgëzon mediat e guximshme që nuk po i nënshtrohen këtij pushteti.

Zyra për Informim e Shtabit Zgjedhor – Prishtinë

LEXO EDHE:

Një i vrarë dhe dy të plagosur në tregun e Mitrovicës

/GazetaBlic/