Sporti

Reagojnë Arpagjikt: Këtu veç për fanellën e historinë, asnjëherë për individë e njerëz pa ide e plan dhe lojtarë pa ndjenja

02/08/2026 17:02
nga:Lorik J

Tifogrupi prizrenas, Apragjikt kanë reaguar fuqishëm pas humbjes së thellë të Lirisë ndaj Trepçës 89′.

Ekipi mitrovicas fitoi sot në Prizren me rezultatin e thellë 1-4, duke fituar tre pikë të mëdha në një terren të vështirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, “Arpagjikt” kanë reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar:

“K’tu përgjithmonë veç për fanellën dhe historinë që e përcjell këtë klub qysh prej 1930-ës.

Asnjëherë për individë, aq ma pak për njerëz pa ide e pa plan, apo lojtarë pa ndjenja ndaj klubit, qytetit dhe tifoznisë”, shkruhet në postimin e tyre.

/GazetaBlic Sport