Sporti

Reagimi qesharak i lojtarëve të ligës së gjashtë franceze kur e kuptuan se do të luajnë kundër PSG’së

12/11/2023 23:08
nga:Lorik J

PSG do të luajë kundër US Revel, ekip i ligës së gjashtë franceze, në raundin tjetër të Kupës së Francës.

Në rrjetet sociale është publikuar një video e reagimit të lojtarëve të Revel-it, të cilët pas tërheqjes së çifteve kanë marrë vesh se do të luajnë kundër kampionit aktual të Ligue 1. Kur dëgjuan emrin e PSG-së, filluan të kërcejnë nga gëzimi, sepse prisnin një spektakël.

Lojtarët e këtij klubi relativisht të vogël do të luajnë kështu kundër një prej skuadrave më të mira evropiane. Ndeshja do të luhet në fillim të janarit 2024.

Në rrugën drejt një prej ndeshjeve më të mëdha në historinë e klubit, Revel eliminoi Blagnac nga divizioni i pestë pas penalltive (5:3) dhe Guerande bindshëm (3:0). Fituesi i Kupës së Francës vitin e kaluar ishte Toulouse, ndërsa PSG u eliminua në 1/16 nga Marseille, trajner i së cilës në atë kohë ishte Igor Tudor.

/GazetaBlic Sport