Showtime

Reagimi i vetëm i Adriana Matoshit pas ndarjes nga Keith

03/26/2022 19:32
nga:G C

Çifti i famshëm, Keith Groeneveld dhe Adriana Matoshi, janë ndarë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Keith në një intervistë të bërë së fundi, duke konfirmuar kështu raportimet e mediat, të cilat nisën me largimin e njëri-tjetrit nga Instagrami.

Në anën tjetër për ndarjen nuk ka folur ende aktorja Adriana Matoshi, por e njëjta ka publikuar disa fotografi në Instagram ku duket më tërheqëse se kurrë.

E veshur me shumë stil, Adriana tregon se po e shijon ditën e bukur me diell.