Papritmas një parashutist zbriti nga qielli mbrëmë në ndeshjen Gjermani – Francë.
14,000 spektatorë që ishin në tribunat e “Allianz Arena” e kuptuan atë si pjesë të festës, por nuk ishte një gjë e tillë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ulja ishte bërë nga një aktivist i Greenpeace dhe gati sa nuk përfundoi me tragjedi. Parashutisti po zbriste me shpejtësi të madhe dhe nuk arriti që të kontrollonte lëvizjen.
Ai u mundua në maksimum që të lëshohej në fushë pa shkaktuar probleme, por kaloi mbi pankinën franceze.
Trajneri i Francës, Deschamps dhe i dyti, Guy Stephan, e panë që po vinte në drejtim të tyre dhe shpejt u strehuan në stol.
Sipas autoriteteve lokale, ai goditi dy persona që po punonin në fusha dhe që duhej të trajtoheshin me disa lëndime.

/GazetaBlic Sport/


