Showtime

Reagimi i Luanës, pas lajmit se është bërë teze

11/25/2021 09:17
nga:G C

Gjatë ditës së djeshme, Marina dhe Geti u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja dhe reperi u bënë prindër të një vajze.Sipas qarkullimeve të internetit, çifti vajzën e kanë quajtur Marget. E menjëherë pas lindjes së Marinës, ka reaguar motra e saj moderatorja e njohur Luana Vjollca.

Luana përmes një storie në Instagram, ka shkruar ‘Ndjenja më e bukur në botë’.

Si duket ajo është shumë e lumtur që është bërë teze.