Lajme

Reagimi i Kinës pasi Rusia goditi termocentralin bërthamor në Ukrainë

03/04/2022 10:59
nga:Genita C

Ministria e Jashtme e Kinës u ka kërkuar të gjitha palëve që të garantojnë sigurinë e objekteve bërthamore në Ukrainë në mes të luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase.

Nga ministria thanë se palët duhet të shmangin përshkallëzimin e situatës.

“Ne do të monitorojmë situatën dhe do t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin përshkallëzimin dhe të sigurojnë sigurinë e objekteve përkatëse bërthamore,” tha zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin në një konferencë të përditshme.

Ukraina është shumë e varur nga energjia bërthamore dhe është shtëpia e 15 reaktorëve, të cilët prodhojnë rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit, sipas Shoqatës Botërore Bërthamore.

Sulmi në termocentralin më të madh në Europë, Zelensky tregon mënyrën e vetme për të ndalur Rusinë