Lajme

Reagimi i Edi Ramës, Gashi ironizon dhe thotë se e keqpërdori Thaçin: Po e don më shumë se Memli!

03/13/2025 21:30
nga:Sh R

Komentatori politik, Blerim Gashi ka ironizuar me reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës ndaj vizitës së ish-presidentit, Hashim Thaçit në Kosovë, të cilin në një postim në rrjete sociale e quajti “burrë”.

Gashi ka thënë me ironi se Rama e do Thaçin më shumë se Partia Demokratike e Kosovës.

“Rama fatkeqësisht është Ramë. E ka shok të ngushtë dhe e don Hashimin më shumë se këta të PDK-së dhe më shumë se Memli”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se reagimi i Ramës shpërfaq “keqpërdorimin” që ai i bëri Thaçit.

“E konsideroj si keqpërdorim të Hashim Thaçit nga Edi Rama”, ka thënë ai.