Lajme

Reagimi i ashpër i Petrit Zogajt për Albin Kurtin: “Show deshti kjo qeveri dhe atë e gjeti”

09/25/2021 15:14
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj zhvlimeve të fundit në veri të vendit.

Sipas tij, reciprociteti i vendosur nga Kurti dështoi për shkak se deshën ta paraqesin si një show dhe përmes këtoj show t’i fitonte zgjedhjet.

“Show deshti kjo qeveri dhe atë e gjeti”.

Reagimi i plotë:

Vitin e kaluar, kur reciprociteti ishte ekonomik dhe ku Serbia demtohej me shume, nuk kishta barrikada ne veri, nuk digieshin objektet e institucioneve publike, e as nuk shkelej hapesira ajrore e Kosoves.

Kete vit deshten qe reciprocitetin ta paraqesin si nje show. Shko ne Kuvend, shpalosi targat me RKS dhe tento qe permes kesaj me i fitu zgjedhjet lokale. Show deshti kjo qeveri dhe ate e gjeti.

Nje kasnec i shumices parlamentare tha nje dite qe “qeveria i ka mendu te gjitha skenaret e mundshem ne lidhje me vendimin per targat.” Sic po shihet, pervec show qe kishte skenar, asgje tjeter s’kishte menduar.

Arben Ahemti: Sot, të gjithë ne, pa dallim jemi me kryeministrin e Kosovës (jo me Albinin)