Showtime

Reagimi i Albanit pasi motra e tij, Trixa publikoi këngë kushtuar Donaldit

01/27/2022 20:53
nga:G C

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Faj” që duket se ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP me aktorin Donald Veshaj.

“Kjo ndjenjë e jona, as mua, as ty nuk po na pyet”, thotë Beatrix Ramosaj ndërsa sugjeron që të gjithë të dëgjojnë anën e saj të historisë, shkruan GazetaBlic.

Kjo këngë filloi të dëgjohet në masë të madhe dhe komentet ishin nga më të ndryshmet.

Vëllai i Trixës, Alban Ramosaj i cili bashkë me këngëtaren u përkujdes për tekstin bëri komentin më të bukur për motrën e tij.

“Shumë krenar me ty engjulli im”, shkroi ai në gjuhën angleze./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)