Showtime

Reagimi epik i Semit, kur Donaldi kërkoi një dhomë pa kamera me Beatrixën

12/29/2021 18:21
nga:Donika Fetahu

Mbrëmë nga ‘Vëllau i madh’, banorëve i’u bë një surprizë, ku ishte organizuar një dhomë me suitë, vaskë luksoze.

Përderisa po zgjidhnin se kush do të flinte natën e parë, Donaldi bëri një deklaratë duke thënë se do të shkonte me Beatrix nëse nuk do të kishte kamera, shkruan GazetaBlic.

Pas një deklarate të tillë shoqja e moderatorës së njohur Bora Zemani, Semi reagoi me mimika të fytyrës duke treguar se nuk e priti fare mirë një përgjigje të tillë.

Kur e pyetën se kush do donte ta shijonte dhomën, Semi përmendi emrin e Sarës dhe modeles Beniada Nishani./GazetaBlic/