Sporti

Reagimi epik i analistëve kur Trubin shënoi gol ndaj Real Madridit, veç Henry nuk lëvizi fare!

01/29/2026 10:21
nga:Lorik J

Kualifikimi epik i Benfikës për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve të UEFA-s u prit me entuziazëm në tërë botën.

Pati shumë emocione për golin e portierit, Trubin në sekondën e fundit kundër Real Madridit, duke vulosur një fitore 4-2 që e mbajti Benfican gjallë në këtë garë.

Në studion e CBS pati shumë reagime kur Benfica realizoi gol, përveç Henry i cili nuk lëvizi nga vendi.

Ja momenti: