Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një fotografi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo fotografi, ku Kurti e Vuçiq shfaqen afër njëri-tjetrit, ka nxitur një debat të madh.
Përdoruesit e rrjeteve sociale, i kanë kujtuar Kurtit momente të ndryshme nga historia e tij opozitare, kur kundërshtonte dialogun Kosovë-Serbi dhe i sulmonte pjesëmarrësit e palës kosovare me etiketa të ndryshme.
Një prej reagimeve që ka pasuar pas publikimit të fotografisë, është ai i analistit Petrit Zogaj, i cili ka thënë më e rëndësishme se fotografia, është fakti se kush e publikoi atë.

Imer Mushkolaj, një tjetër analist dhe gazetar, ka publikuar fotografinë me një mbishkrim të shkurtër: “Jo negociata, Vetëvendosje”.

Edhe analisti dhe gazetari Valon Syla ka reaguar ndaj afërsisë së Kurtit me Vuçiq në fotografi.

”A ka thika në tavolinë?
Bëhu serioz, kryeministër!”, shprehet Musliu-Shoshi ndërsa ka ndarë fotografinë e treshes nga darka e sontme në Gjermani.



