Lajme

Reagim i Forumit për Integritetin e Informacionin lidhur me ligjin për KPM-në

07/13/2024 13:20
nga:Sh R

Forumi për Integritetin e Informacionit shpreh shqetësime të thella pas votimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media. Qeveria e Kosovës e miratoi ligjin me një kuorum minimal në mes të bojkotit të opozitës. Partia në pushtet shpërfilli shqetësimet dhe rekomandimet e mediave dhe shoqërisë civile, Bashkimit Evropian në Kosovë, Këshillit të Evropës, Ambasadës Gjermane, UNMIK-ut dhe OSBE-së, si dhe raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës që tregon për mungesën e harmonizimit të ligjit me standardet evropiane.

Ky vendim paraqet një sulm ndaj lirisë së mediave, duke dëmtuar potencialisht rangimin e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave. Forumi i Integritetit të Informacionit kërkon përdorimin e të gjitha masave ligjore dhe kushtetuese për të penguar zbatimin e ligjit.

Anëtarët nënshkrues:

Ardita Zejnullahu, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK)

Bardhi Bakija, Sbunker

Dren Gërguri, Ligjërues

Flutura Kusari, Aktiviste

Imer Mushkolaj, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK)

Miodrag Milićević, NGO Aktiv

Naile Dema, Gazetare

Shkelzen Osmani, Action for Democratic Society (ADS)

Xhemajl Rexha, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)

Gentiana Begolli, Gazetare

Albert Krasniqi, Democracy Plus

Saranda Ramaj, Gazetare

Florent Spahija, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK)

Rezarta Delibashzade Krasniqi, Demokraci për Zhvillim D4D