Sporti

Reagim i ashpër nga Real Madrid, kjo pas ngjarjeve shokusese në finalen e Ligës së Kampionëve

06/03/2022 10:47
nga:Mergim Rreci

Skaudra e Real Madridit ka lëshuar një komunikatë para pak minutash.

Brenda saj reagohet për zhvillimet negative që ishin prezente në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi kërkoi përgjegjësi nga autoritetet, kjo për shkak se shumë tifozë nuk u lejuan të futen në stadiume, edhe pse kishin siguruar bileta. Poashtu, kishte edhe shumë të tjerë që u sulmuan, ngacmuan dhe u grabitën.

Futbolli i ka transmetuar botës një imazh shumë larg vlerave dhe objektivave që duhet të ndjekë gjithmonë.

Ndjekësit dhe tifozët tanë meritojnë një përgjigje dhe që përgjegjësitë përkatëse të zbardhen në mënyrë që situata të tilla si ato të përjetuara të zhduken përgjithmonë nga futbolli dhe sporti“, thuhet mes të tjerash.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë.