Sporti

Reagim i ashpër nga Komiteti Olimpik i Kosovës, kërkon sqarime nga UEFA për ngjarjet e ndodhura dje në Beograd

5 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë për veprimin e papranueshëm të heqjes së flamurit të Republikës së Kosovës nga ambientet e Kongresit të UEFA-s, i cili u mbajt në Beograd të Serbisë.

Sipas tyre, edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi, transmeton GazetaBlic Sport.

KOK-u shton se ky akt përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj simboleve shtetërore të Kosovës, por edhe ndaj vlerave themelore të sportit: respektit, barazisë dhe përfshirjes.

Si organi më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik ka kërkuar sqarime nga organizatori i Kongresit, në këtë rast UEFA, për heqjen dhe djegien e flamurit, e njëkohësisht marrjen e masave të mikpritësit të këtij Kongresi, i cili sipas pamjeve të publikuara edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit.

/GazetaBlic Sport/