Festivali i birrës që do të mbahet në Korçë ka shkaktuar reagime të shumta, krejt kjo pasi aty do të performojë këngëtari serb, Goran Bregovic.
Pas reagimeve të ndryshme nga shumë tifozëri e mediume, reagim të ashpër kanë bërë edhe “Kuqezinjët e Jakovës”, nga ku i kanë kërkuar anulimin e këtij koncerti pasi sipas tyre më pas “dikush tjetër do të detyrohet që të vijë në festivalin tonë”, thuhet në komunikatën e tyre të ketij tifo-grupi.
Ky është postimi i tyre në facebook, pa ndërhyrje:
Reagimi i par dhe i fundit
Ndaloni festivalin se më pas do detyrohet dikush të vij në ‘festivalin’ ton.
Për bes te Shqiptarit, festivali yne sdo jet i këndshëm pastaj.
Me gjith forcën, mbrojm sakrificen e UÇK kundër okupatorit serb, pas 22 viteve as pas 222 viteve as KURR nuk u lejohet të vijn të këndojn në trojat tona.
Trojet tona nuk mund ti bojkotojim,
Por PO, mund ti mbrojim nga kushdo
Shqipëria e Shqipëtarëve,
Kuqezinjët e Jakovës/Gjakovë/Shqipëri.


