Sporti

Reagim emocional nga Ronaldo: Jam i lumtur që jam futbollisti i parë që shënon më shumë se 800 gola zyrtarë

12/03/2021 16:40
nga:E K

Manchester United mposhti dje Arsenalin me rezultat 3-2 në “Old Trafford”.

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo shkëlqeu në derbi duke shënuar dy gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këto dy gola ai arriti shifrën e gjithsej 801 golave në karrierën e tij.

Pas kësaj arritje Ronaldo reagoi sot në Twitter duke u shprehur falenderues për mbështetjen e tifozëve dhe i lumtur me arritjen e tij.

Shumë i lumtur që jam futbollisti i parë që shënon më shumë se 800 gola zyrtarë. Çfarë rrugëtimi mahnitës dhe i paharrueshëm po bëhet ky… Faleminderit të gjithë mbështetësve të mi që më qëndruan gjithmonë pranë. 801 dhe ende duke vazhduar!”, ka shkruar Ronaldo.

/GazetaBlic Sport/