Sporti

RB Leipzig i jep dritën jeshile transferimit të Xavi Simons te Chelsea

07/24/2025 14:47
nga:Mergim Rreci

Chelsea dhe RB Leipzig po vazhdojnë negociatat direkte për transferimin e Xavi Simons.

Sipas informacionit të tij, RB Leipzig është në dijeni se Xavi është shumë i interesuar për një transferim dhe është i tunduar nga Chelsea.

Bayern kontaktoi menaxhmentin e RB Leipzig këtë javë për t’u informuar rreth situatës me Simons, por Chelsea është padyshim favorite për nënshkrimin e tij.

Londinezët janë tashmë në negociata dhe lojtarit i është dhënë drita jeshile për një transferim në Stamford Bridge.

/GazetaBlic Sport/