Sporti

Razvan Marin para ndeshjes me Kosovën: “Shpresoj të mos ketë probleme – tifozët tanë ndoshta do ta fishkëllejnë himnin e tyre”

11/11/2024 21:10
nga:Lorik J

Razvan Marin, mesfushori i kombëtares, ka folur për ndeshjen e Rumanisë me Kosovën, e cila do të luhet më 15 nëntor, nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Marin shpreson se nuk do të ketë më incidente në stadium, si në shtator të vitit 2023, kur u shfaq flamuri “Kosova është Serbi” nga tifozët rumun, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të premten me Kosovën shpresojmë të jenë 50 mijë tifozë. Na vjen mirë që janë me ne, shpresoj t’i kënaqim me një rezultat pozitiv në fund, shpresoj të mos ketë probleme dhe të luajmë në fushë”, tha fillimisht Marin.

“Tashmë janë ndarë mesazhe të caktuara që të jemi të qetë dhe të mos ketë probleme. Me siguri që edhe tifozët tanë do të fishkëllojnë himnin e tyre, ne ende shpresojmë që nuk do ta bëjnë, por do të shohim”, përfundoi ai për mediat rumune.

/GazetaBlic Sport