Sporti

Rayo Vallecano në avantazh ndaj Barcelonës pas pjesës së parë

10/27/2021 19:46
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Rayo Vallecano – Barcelona.

Rezultati pas pjesës së parë është 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Radamel Falcao shënoi golin e vetëm pas 45 minutave të parë, me sulmuesin kolumbian që po tregon formë shumë të mirë.

Barcelona nuk arriti që asesi të këndellet pas humbjes nga Real Madrid, duke treguar shumë pak në pjesën e parë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/