Sporti

Raul mund të jetë trajneri i ardhshëm i Schalke-s

03/05/2025 18:36
nga:Lorik J

Sipas Bild, menaxheri aktual i Real Madrid Castilla, Raul, mund të bëhet trajneri i ardhshëm i Schalke, me klubin që ende e konsideron atë si një kandidat kyç.

Drejtori sportiv i Schalke, Ben Manga, kontaktoi për herë të parë Raulin majin e kaluar kur po diskutohej një ndarje nga trajneri i atëhershëm Karel Geraerts dhe vazhdoi të mbante kontakte me ish-sulmuesin.

Edhe pse Raul ishte i qartë se nuk dëshironte të merrte drejtimin e mes-sezonit, ai la të kuptohet për një interes të Schalke në të ardhmen.

Nëse trajneri aktual Kees van Wonderen shkarkohet pas sezonit, Schalke planifikon të bëjë një përpjekje tjetër për të punësuar Raul.

/GazetaBlic Sport