Sporti

Ratcliffe: Nuk jam këtu për të fituar para, dua ta kthej United te trofetë

02/23/2024 09:19
nga:Mergim Rreci

CEO i Manchester United, Jim Ratcliffe ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për qëllimet e tij si numri një i “Djajve të Kuq”.

Në prononcimin e tij, Ratcliffe theksoi se qëllimi i tij nuk është që të shtojë të ardhurat përmes Manchester United, por që ta bëjë këtë klub të rikthehet te trofetë.

“Po, nuk jam aspak i interesuar për aspektet financiare të këtij investimi, me të vërtetë, sepse fitoj mjaftueshëm para nga bizneset e tjera që kam nga kimikatet, nafta dhe benzina. Ky nuk është një investim financiar. Është sepse unë jam i interesuar që të shohin Manchester United të fitojë sërish. Skuadra nuk ka fituar në 11 vitet e fundit, por duhet të kthehet në pikën ku duhet të jenë në krye. Mendoj se i vetmi interes që kemi është të fitojmë ndeshje dhe të konkurrojmë për Premier League dhe Champions League. Pra, ky është interesi ynë i vetëm për t’u përfshirë me Manchester United. Kjo është ajo që përfaqëson Manchester United. Dua të them, ndoshta jam pak i njëanshëm, por mendoj se është skuadra më e madhe dhe më e njohur e futbollit në botë. Kështu që duhet të garojë gjithmonë për titullin e Premier League dhe për Champions League”-deklaroi ai.