Lajme

Rasti tragjik në Lipjan, qindra qytetarë marrin pjesë në varrimin e Enver Bajraktarit

08/06/2025 14:33
nga:G B

Burri nga Lipjani që dyshohet se u vra para disa ditësh dhe u gjet i groposur, varroset sot në fshatin e tij, Baicë.

Në ceremoninë mortore, ku do t’i jepet lamtumira e fundit Enver Bajraktarit, janë mbledhur qindra qytetarë.

Kështu ka bërë me dije gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, e cila ka dërguar edhe pamje nga atje.