Lajme

Rasti tragjik në Gllogjan: Prokuroria thotë se po hetohet intensivisht rasti, as pas dy javësh asnjë i arrestuar!

12/09/2021 18:47
nga:Y I

Po bëhen afërsisht dy javë kur vendi ynë u trondit nga vrasja në Gllogjan të Deçanit, ku si pasojë mbetën të vdekur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Edhe pas kaq kohësh ende nuk ka asnjë të arrestuar nga Policia në lidhje me këtë ngjarje.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, për të marrë më shumë informata rreth këtij rasti.

Nikqi tha se hetimet po zhvillohen intensivisht dhe nuk mund të japë asnjë informatë shtesë në këto rrethana.

“Për rastin në Gllogjan po zhvillohen hetimet intensivisht, në këtë fazë të hetimt nuk mund të japë informata sepse të njëjtat mundet me dëmtu rastin” tha shkurt Nikqi për “Gazeta Blic”

Ngjarja në Gllogjan tronditi mbarë opinionin publik dhe solli reagimin e gjithë spektritk politik në vend dhe më gjerë.

Qeveria e Kosovës vendosi në dispozicion 20 mijë euro për të gjithë ata që kanë informata në lidhje me ngjarjen.

Kryeministri Kurti, një javë pas ngjarjes së rëndë, deklaroi se informacionet janë rritur dhe hetimet po kryhen nga hetuesit më të mirë.

“Mua më vjen shumë keq që këtë të premte në darkë u bë një javë që ne nuk e kemi të pandehurin të identifikuar e as të arrestuar rrjedhimisht, ose të pandehurit, ishte një vrasje mizore e trefishtë, ku një i plagosur kishte fat dhe sasisa e informacioniet me ç’kam kuptuar nga Policia është rritur për shkak të hetimeve të shtuara edhe me hetuesit më të mirë që i ka Republika e Kosovës, mirëpo ende nuk e kemi rezultatin. Më vjen shumë keq për këtë gjë”, tha Kurti.

Pas ngjarjes së rëndë, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se janë dy ose tri pista të dyshimeve që po hetohen nga autoritetet lidhur me vrasjet në Deçan.

“Hetimet janë në intensitetin më të madh të mundshëm. Të gjitha njësitet relevante janë këtu duke kryer hetimet. Janë dy apo tri pista të dyshimeve. S’mund të jepen detaje, sepse pistat që po punojmë janë në fazën fillestare. Jemi në dy ose tri drejtime të caktuara. Kemi dyshime me bazë të caktuar, por është herët të themi se kemi person të dyshimtë”, ka thënë Mehmeti .

Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dekalaroi se kanë informacione të ndryshme dhe i bëri thirrje vrasësit të dorëzohet.

“Kemi informacione të ndryshme, në rrugë të ndryshme, të cilat policia po i trajton një nga një. Unë i bëj ftesë, ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se çdo ditë i rëndon të tjerët. Kushdo që ndihmon vrasësit, përbën vepër të rëndë penale. Nuk ka solidaritet me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit”, deklaroi Sveçla .

Pas një heshtje disa ditore lidhur me këtë ngjarje, dy ditë më parë ishte avokati Besnik Berisha, që ‘zbuloi’ një pistë të hetimit dhe riktheu në vëmendje rastin.

Sipas Berishës, pretendohet se ka pasur një vetëvrasje të një të reje, për të cilën dikush e fajësonte shoferin e autobusit.

Por, Berisha ka shtuar se në këtë pistë s’ka diçka konkrete ende dhe se paralelisht me të po hetohet edhe një pistë tjetër.

“Pretendohet se ka pas një vetëvrasje të një të reje që fajësohej shoferi, dmth nga dikush është fajësuar…pastaj pse ia ka nxanë rrugën ky. Unë nuk po them që organet e kanë fajësu, por nga dikush fajësohej, tash edhe emnin s’muj me ia ngjit këtu. Fajësohej për atë akt, për atë humbje jete dhe thuhet se, së paku pista që hetohet, se dyshohet se ka pas një periudhe “grace period”, që pas një viti e tutje nga momenti tragjik t’i mbushë një vjet, unë do të merrem vesh me atë person ndryshe. Dhe kjo është një nga pistat e cila po hetohet, pra hakmarrje si rezultat i humbjes së një jete të një të reje. Por, që ta analizoj këtu, edhe në këtë pistë që po punohet paralelisht me një version tjetër, nuk ka diçka konkrete, ka akoma thashetheme”, ka thënë Berisha në një emision, raporton Gazeta Blic.

Sulmi në Deçan fillimisht u aludua se mund të ishte terrorist, por kjo pistë pak orë pas ngjarjes u hodh kategorikisht poshtë nga Policia e Shtetit.

/Gazeta Blic/

 

Mehmeti: Nuk ka të dyshuar për vrasjet në Deçan, policia po heton në dy-tri pista

Prokuroria në Pejë ‘çele guri gojën’, për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

 

Xhelal Sveçla pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan: I bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet sa më parë!

U përmend vetëvrasja e një vajze si pistë hetimi,  për tragjedinë në Gllogjan