Lajme

Rasti po hetohet si dhunim, vajza e zhdukur gjendet në një banesë me dy meshkuj në Fushë Kosovë

07/13/2025 09:33
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë që ishte raportuar e zhdukur është gjetur në një banesë me dy persona në Fushë Kosovë.

Rasti po hetohet si dhunim.

“DHUNIM- Fushë Kosovë 12.07.2025, 21:00. Dyshohet se një vajzë e cila ishte shpallur e zhdukur është gjet në një banesë me dy persona të dyshuar m/k. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor.”