Lajme

“Rasti në Spitalin e Pejës”, Zemaj: Përgjegjës është Kurti

12/22/2022 13:48
nga:N M

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirën në rastin e ndodhur në Spitalin e Pjesë, ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.

Sipas tij, ky rast tregon paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me sektorin e Shëndetësisë.

Deputeti i LDK-së tha se kryeministri Albin Kurti është përgjegjës, duke e quajtur atë të vetë emëruar ministër të Shëndetësisë.

Sipas tij, 300 mjekë e kanë lëshuar vendin këto 2 vjet dhe se vetëm 5% e buxhetit për investime është shfrytëzuar në shëndetësi

“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur”, tha ai.

“Se paaftësia e qeverisjes në shëndetësi e kemi thënë gjithmonë, mirëpo rasti i foshnjës shkon përtej. Jo shumë ditë nga sot u vra edhe një nënë, që shkoi për të lindur”, tha Zemaj.

“Përgjegjës është Kurti si i vetë emëruar, ministër i Shëndetësisë. Dorëheqje morale atyre që nuk janë drejtpërdrejtë”, tha ai.

​Tahiri: Koeficienti minimal duhet të jetë 121 euro