Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se tashmë 15 mjekë nga vende të ndryshme të botës kanë arritur në Maqedoninë e Veriut.
Taravari njoftoi se mjekët do të shpërndajnë njohuritë e tyre me kolegët në Maqedoni, për trajtimin e pacientëve të lënduar nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.
“Po, tashmë kanë mbërritur mjekë nga më shumë shtete. Nga Çekia, nga Izraeli duhet të vijnë, nga Beogradi do të vijnë. Do të thotë rreth 15 kolegë tashmë janë në Maqedoni. Do t’i shpërndajmë nëpër klinikat ku ka më tepër nevojë, që të punojnë bashkë me kolegët tanë dhe ta shpërndajnë përvojën e tyre që e kanë nga shtetet e tyre”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv