Sporti

Rasti Lukaku – Barella në qendër të vëmendjes, Interi mund të dënojë dy lojtarët

02/15/2023 08:48
nga:Lorik J

Mosmarrëveshja në fushë mes Romelu Lukakut dhe Nicolo Barella në ndeshjen Sampdoria-Inter vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Një gjest i keq, shenjë e momentit të nervozizmit që mbretëron në shtëpinë e Nerazzurrëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç shkruan Corriere della Sera këtë mëngjes, çështja do të shqyrtohet sot në Appiano Gentile dhe një gjobë është e mundshme për të dy lojtarët.

Në çdo rast, Inzaghi tashmë është shprehur se gjithçka është kryer.

Kujtojmë se gjatë asaj ndeshje që përfundoi 0:0, Lukaku iu kthye me nervozizëm në mes të fushës, mesfushorit, Nicolo Barella.

/GazetaBlic Sport