Lajme

Rasti i Vushtrrisë, KQZ jep detajet e fundit

03/05/2025 21:47
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, do të kryejnë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë LDK-së në komunën e Vushtrrisë, raporton GazetaBlic.

Ky rinumërim do të realizohet gjatë ditës së enjte, ndërsa KQZ ka theksuar se detaje të mëtejshme për këtë çështje mund të merren në Prokurorinë e Shtetit.

Gjithashtu, KQZ ka bërë të ditur se rinumërimi do të realizohet gjatë periudhës kur pritet kalimi i afatit për ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Pas përfundimit të këtij afati, do të vazhdojë procesi i rinumërimit sipas kërkesës së Prokurorisë.

Zgjedhjet 2025 | Përfundon procesi i numërimit të votave