Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar lidhur me rastin e të moshuarës në Pejë, derisa ka thënë se ministria e Muratit ia ka dhënë licencës asaj qendre, pavarësisht ankesave për atë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Murati duhet ta dijë se pozitën e ka për të marrë përgjegjësi e për të kryer punë dhe jo për privilegje.
Ajo ka thënë se dikush duhet të japë dorëheqje për këtë rast, teksa ka përmendur dorëheqjen e drejtorit të Policisë për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.
Postimi i tij i plotë:
Ministri Murati paska thene se “komisioni e ka vleresuar se mund ti jipet licensa”. Pra, pavaresisht qe ka pasur ankese nga nipi i nje te moshuare aty, pavaresisht qe ka pasur ankese nga ish menaxherja per dhunen qe ndodh aty- ministria e ka licensuar.
Tregoni dikush ministrit qe pozita nuk eshte per privilegje, por me marre pergjegjesi e me kry pune.
Per dhunumin e 11 vjecares, ka dhane doreheqje drejtori i policise. Per kete rast, kush me dhane doreheqje?
Kjo tregon qe shteti ka deshtu, sikur edhe ne rastet tjera. Prandaj, arsyetimi i ministrit “une vec e kam nenshkru se komisioni ma ka rekomandu” nuk qendron.


