Për herë të parë në mbarë Gjermaninë, autoritetet e këtij shteti kanë sekuestruar tri banesa që i përkasin një deputeti rus i cili është i sanksionuar bashkë me gruan e tij.
Banesat që ndodhen në Mynih në pronësi të përfaqësuesit të Dumës dhe gruas së tij u sekuestraun së bashku me një llogari bankare, tha prokurori publik i Mynihit, shkruan CNN.
Ky është rasti i parë në Gjermani ku pasurit që i përkisnin një personi të sanksionuar u sekuestruan e nuk u ngrinë ashtu siç ndodhte gjithnjë.
Pronari i banesës u identifikua vetëm me iniciale L., siç është zakon në Gjermani. Anëtari i Dumës u sanksionua nga Bashkimi Evropian më 23 shkurt 2022, një ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.
Dy nga banesat ishin në pronësi të deputetit të Dumës dhe gruas së tij të paidentifikuar, ndërsa një apartament ishte vetëm në emër të gruas së tij. Si bashkëshortja e një individi të sanksionuar, edhe gruaja e deputetit ishte subjekt i sanksioneve, argumentoi prokurori publik i Mynihut.


