Lajme

Rasti i Liridona Ademajt, Haxhiu: Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi

01/27/2025 12:52
nga:G C

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor të vrasjes së Liridona Ademajt.

Haxhiu thekson se ky rast do të ndjeket me vëmendje dhe shpreson se drejtësia të triumfojë.

“Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj, një ngjarje tragjike që na tronditi dhe pikëlloi të gjithëve. Ky proces është i rëndësishëm jo vetëm për të vendosur përgjegjësinë për krimin e rëndë, por edhe për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër femicidit. Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi dhe urojmë që drejtësia të triumfojë, duke u siguruar që ata që janë përgjegjës të marrin dënimin maksimal për krimin rëndë”, ka shkruar Haxhiu.

Seanca për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për datën 31 janar, pasi prokurorja e rastit tha se s’janë plotësuar kushtet për t’u mbajtur seanca e sotme.

Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt