Lajme

Rasti i Klan Kosova, Haziri: Ky vendim i qeverisë Kurti ia qet ‘hijen e zezë’ Kosovës

07/28/2023 20:34
nga:Y I

Pas vendimit të MINT për pezullimin e çertifikatës së televizionit Klan Kosova, ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri tha se sot qeveria Kurti ka marrë vendimin më të turpshëm në historinë e Kosovës së pasluftës.

“Ky vendim, përpos që përkthehet si sulm direkt ndaj lirisë së shprehjes e përpjekje e ulët për t’i disiplinuar gazetarët, ia qet hijen e zezë Kosovës në botë. Kosovarët janë popull evropian, por fatkeqësia më e madhe është se kanë qeverisje aziatike” shkruan Haziri raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: