Dukagjin Nikollaj vazhdon të mbetet i pakapshëm nga policia e Kosovë, pavarësisht se këta të fundit një javë pas, me leje të prokurorisë publikuan fotografi të Dukës”, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij, raporton Gazeta Blic.
Deri në këto momente asnjë rezultat.
Nga prokuroria Themelore në Prishtinë i kanë thënë Gazeta Blic se ky rast po hetohet, por për shkak të hetimeve që janë në procedurë, nuk mund të japin shumë detaje.
“Rasti të cilit i referoheni ju mund të njoftojmë se në këtë fazë, po vijojnë të zhvillohen hetimet, andaj për shkak të ruajtjes së integritetit të kësaj procedure ndaj kësaj çështje penale nuk mundemi të japim informata të tjera”, ka thënë Laureta Ulaj nga kjo Prokurori.
Krejt çka dihet deri më tani është se Dukagjin Nikollaj i përfshire në përleshje me armë zjarri, ku mbeti i vrarë një person, dyshohet për katër vepra penale.
Bazuar në kërkesën për bashkëpunim të policisë, të urdhëruar nga Prokuroria e Prishtinës “Duka” është i dyshuar për katër vepra penale.
“Vrasja e Rëndë në Tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së,, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga Neni 366 të KPK-së.
Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka” që nga e premtja e kur ndodhi rasti në “Bon Vivant” është ‘zdhukur’ për organet e ndjekjes.
Çka dihet për të, është se ka qenë avokati kosovar, Tomë Gashi i cili ka njoftuar se është angazhuar avokat i tij.
Ndryshe një person mbeti i vrarë nga arma e zjarrit në përleshjen në lokalin “Bon Vivant” dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Gjykata tashmë ka marrë vendim për 30 ditë paraburgim ndaj tre personave në mesi ne tyre edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” e i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e plagëve të marra. /Gazeta Blic/
Dalin pamje të reja kur i dyshuari për vrasjen Andi Pajaziti “Italiani” largohet nga Bon Vivanti
U caktohet paraburgimi tre të dyshuarve që u përfshin në rastin e “Bon Vivant”
“Bon Vivant” nis fushatën kundër dhunës “Bon Vive”


